Shtëpia e Mozzikut, cak i hajnave

Mbrëmjen e 14 tetorit është plaçkitur shtëpia e këngëtarit të njohur kosovar, Gramoz Aliu-Mozzik.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.

“Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kanë hyrë brenda dhe kanë thyer kasafortën fillimisht dhe kanë marrë 100k (njëqindmijë euro cash) para nga kursimet e mia që i bëj besoj qe 6/7 vite. Nuk paskan lënë orë, unaza, zinxhirë, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartcekura, rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kanë vjedhë, i kanë vjedhur të gjitha armët në shtëpi (me leje të gjitha), dhe kanë vjedhur komplet sistemin e dvr (camera)”, njofton ai

Mozzik tregoi se Policia e Kosovës është duke i kryer hetimet, ndërsa theksoi se është tatimpaguesi më i madh nga gjithë artistët në trojet shqiptare.

“Na marrshin t’ligat, po u dashtë me lyp bre nëse ju kanë vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kanë vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj nëpër njerëz pasha të madhin Zot”, përfundoi artisti. /Kosova.info/

Go to TOP