Shtatë shkolla të reja në Prishtinë përfitojnë nga Kuzhina Qendrore – 1,850 nxënës me ushqim të shëndetshëm çdo ditë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar zgjerimin e shërbimit të Kuzhinës Qendrore të Kryeqytetit duke përfshirë shtatë shkolla të reja në programin e shpërndarjes së ushqimit të shëndetshëm. Ky hap do të sigurojë vakte të balancuara dhe të larmishme për rreth 1,850 nxënës, ku mbi 70% e tyre janë nga zonat rurale.

Programi, i projektuar me standarde të rrepta ushqimore për fëmijët në moshë shkollore, ka për qëllim të mbështesë zhvillimin fizik, përmirësimin e performancës kognitive dhe rritjen e energjisë gjatë gjithë ditës së mësimit. Përveç ofrimit të vakteve, iniciativa synon të krijojë një mjedis më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për nxënësit duke ndikuar pozitivisht në përvojën e tyre arsimore.

Rama theksoi se ky zgjerim është pjesë e një plani afatgjatë për kujdesin ndaj fëmijëve dhe nxitjen e zakoneve ushqimore të shëndetshme që nga mosha e hershme. /Kosova.info/


Go to TOP