SHSKUK kërkon nga Komuna e Prishtinës që ta trajtojë me prioritet çështjen e qenve endacakë në oborrin e QKUK’së

SHSKUK ka thënë se prania e qenve endacakë në oborrin e QKUK’së është shqetësim për stafin, pacientët, familjarët dhe qytetarët që e frekuentojnë këtë hapësirë.

SHSKUK ka njoftuar se i është drejtuar komunës së Prishtinës që ta trajtojë me prioritet çështjen e qenve endacakë.

SHSKUK thotë që komuna duhet të ofrojë një zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve apo trajtimit të qenve.

“Duke marrë parasysh faktin se me legjislacionin në fuqi, ShSKUK, nuk ka kompetencë të trajtojë këtë çështje, disa herë i jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, përfshirë edhe ditën e sotme që është përsëritur kjo kërkesë. Mes tjerash ShSKUK, në kërkesë ka kërkuar që me prioritet të trajtohen qentë endacak në oborrin e QKUK, meqë ka frekuentim të madh të pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve të tjerë. Komunës i është kërkuar që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre. Andaj, edhe përmes këtij apeli publik, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje.”

Go to TOP