Shqiptarët me lidhje serbe dhe proserbë, po e përdorin propagandën serbe për ta mbështetur Kurtin!

Shkruan: Idriz MORINA

Ata që e shpjegojnë Kurtin si nacionalist nëpërmjet reagimit të Serbisë, janë duke ia bërë shërbimin më të madh Serbisë.

Madje çuditërisht disa nga këta që e rrehin këtë ‘tupan’ si shumë, kanë lidhje personale indirekte apo direkte me Serbinë.

Pra, për të qenë e saktë ajo që thonë ata, do të duhej që Kurti, ta kishte refuzuar Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin e saj!

Albin Kurti, nuk do të duhej të heqte dorë nga projektimi i statutit për asociacionin, por ta kishte bërë një ekip ekspertësh nga Kosova, qysh kur merrej me targat në vitin 2022, dhe ta përmbyllte, mos të shkonte në Bruksel për bisedime të mëtejshme. Pra, jo draftimin t’ia lejonte në kohën më të papërshtatshme një ekipi të emëruar nga Kosova, dhe që në kohën e tij, kryetare e komisionit të ishte një deputete në Parlamentin e Serbisë. Kjo është një shkelje shumë e madhe dhe e pafalshme, një shkelje kushtetuese tepër e rëndë, që shqiptarët e ndershëm po ia falin.

Pra, nuk do të duhej minimalisht të mos kishin ndodhur këto gjëra, që për shpjegimin e Kurtit, sipas propagandës (në thelb antipropagandë) serbe, të mund të kishin një bazë minimale disa pseudoanalistë, disa proserb, e pseudointelektualë e njerëz ndoshta as me shkollë të mesme, si Ramushi, ia falin këtë tradhti Kurtit.

Është e njohur botërisht, përveç se edhe shkencërisht, se një shtet armik përdorë antipropagandën, duke i bërë figurat më tipike, si kundërshtarë publik, ndërsa në fshehtësi ata i marrin detyrat nga ata.

Por, kjo lajthitje e këtyre shqiptarëve, kjo propagandë serbe, sipas Drekunit dhe të tjerëve, po i kushton Kosovës, pasi një numër i madh i njerëzve, të shtyrë prej disa vitesh nga vullneti për t’i mundur forcat e errëta politike dhe kriminale, duan ende me ngulm të besojnë se nuk janë gabim në përkrahje të Kurtit.

Por, për ta kuptuar që Kurti është një pseudonacionalist ka edhe fakte dhe indikacione të tjera të bollshme:

  • Ai është i deklaruar internacionalist
  • Për ta plotësuar këtë ide ideologjike majtiste, ai është i deklaruar edhe ateist!
  • Ideologët kryesorë të formimit të tij janë Çe Guevara, foton e të cilit e mbante në tavolinë të punës në zyrën e Unionit të studentëve, ndërsa bashkëpunëtorët e tij dëshmojnë për ‘ushqimin’ ideologjik majtist me libra dhe filma për ish-diktatorët si Hoxha, Mao Ceduni etj, në selinë qendrore të partisë;
  • Në internacionalen socialiste të mbajtur në Spanjë, ai e deklaroi veten socialist, dhe fliste sikur është duke e udhëhequr një vend socialist!
  • Figurat e tij spirituale janë Rexhep Qosja dhe Adem Demaçi, dy shembuj të thekur majtist, të pandreqshëm me pikëpamje filoserbe (i pari kërkonte në bisedimet për pakon Ahtisari, që veriu ti jepej Serbisë – pa shkëmbim territori, dhe i dyti vdiq pa iu realizu ëndrra e ballkanisë, që tash së fundi e kuptova se paska qenë edhe e Fan Nolit, kur i shkruante letër diktatorit Hoaxha: “…ne shpresojmë të kemi një Federatë të gjithë popujve të Ballkanit”, dhe e lavdëronte diktatorin Tito, që i dha kompetencë Rankoviçit, të vriste dhjetëra mijëra shqiptarë, të torturonte, sakatonte, varfëronte qindramijëra shqiptarë, dhe të dëbonte për 20 vjet, një të tretën e shqiptarëve nga ajo Jugosllavi, dhe asnjë kritikë se mori nga diktatori Hoxha, apo asnjë përpjekje serioze kundërshtimi).
  • Serbët, vetëm një lider janë munduar ta paraqesin si të papranueshëm, e ai ka qenë Rugova, sepse në asnjë rast nuk ka pranuar objektivat serbe! Rugova ka qenë një hap më përpara se serbët, falë dijes së tij të vërtetë të jashtëzakonshme, e cila e ka eklipsuar diturinë e diplomatëve perëndimor.
  • Ai ka afirmuar në mënyrë sistematike tri kohë, lashtësinë, neve si mbizotërues në Ballkan dhe më gjerë, duke pohuar ekszitencën e shtetit dardan, së paku 12 shekuj para erës sonë, si mbretëri.
  • Ai ka afirmuar dhe fuqizuar ndikimin e epokës skenderbejane, si mbrojtës të qytetërimit europian

Dhe se shqiptarët si shumicë në Ballkan, kanë pësuar shumë targjikisht nga marrëveshjet ndërkombëtare, padrejtësi që duhej të korrigjoheshin

Prandaj, me të drejtë ai vlerësohej si rilindësi i fundit!

Asnjë nga këto, si ka përdorur Kurti, dhe as nuk din t’i mbrojë, dhe më e keqja as nuk ka vullnet.

Pra, ata që po mundohen ta mbulojnë tradhtinë e Kurtit, nëpërmjet antipropagandës serbe – luftës speciale psikologjike – për të mbrojtur njeriun që në paqe i ofroi njërën nga marrëveshjet më të favorshme serbëve, janë në shërbim të politikave proserbe dhe antishqiptare!

Ps. Kështu hidhte zjarrë ndaj policëve kundër bërjes se asociacionit, në mënyrë që kur të vinte vetë në krye të Qeverisë, asociacionin e asaj kohe ta avanconte në autonomi, dhe kishën serbe ta bënte me eksterritorialitet gjithandej Kosovës!


Go to TOP