Shqipëria përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen  e targave.

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Kosovës  dhe Serbisë. Vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilit Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe”, ka shkruar Xhaçka.

Në marrëveshje e arritur, palët janë rënë dakord që Njësia Speciale e Kosovës të tërhiqet, së bashku me barrikadat dhe protestuesit.

Go to TOP