Shqipëria kuqezi, feston 110 vjetorin e Pavarësisë

Me aktivitete të shumta, Shqipëria po e feston 110 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa përveç famujve e ngjyrave kuqezi që kanë mbushur rrugë e bulevarde, edhe Google nxjerr ngjyrat kuqezi. 28 Nëntori shënon Ditën e Flamurit për të gjithë kombin shqiptar, ndërsa Shqipëria shënon 110 vjetorin e pavarësisë dhe krijimit të shtetit sovran.

Festë ka e gjithë Shqipëria, ndërsa aktiviteti festiv si zakonisht do të jetë në Vlorë, në Qytetin ku Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912, ngriti flamurin duke shpallur Shqipërinë shtet sovran.

Në Vlorë, në këtë përvjetor karshi flamurit kombëtar është edhe ai i Kosovës, derisa në festën jubilare do të marrin pjesë edhe personalitete dhe artistë kosovarë. Edhe ekipi i RTK-së është atje për të përcjellë aktivitete nga shënimi i kësaj feste.
Ndryshe, në 110 vjetorin e Pavarësisë janë bashkuare dhe përfaqësuesit e popullit të të dyja shteteve, sikur në Kuvendin e atëhershëm të Vlorës. Ligjvënës të të dyja shteteve e vlerësuan lartë bashkëpunimin dhe kërkuan që kufijtë ndërmjet dy shteteve të jenë vetëm formal.

Go to TOP