Shqipëria e përkushtuar për mbështetjen e shqiptarëve të Luginës
Kryediplomati shqiptar Igli Hasani ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Shefi i diplomacisë shqiptare ka shkruar se mbeten të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Ishte kënaqësi të mirëprisja Shaip Kamberin, të vetmin deputet shqiptar të Asamblesë Kombëtare të Serbisë. Jemi të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre”, ka lënë shënim ai derisa ka shpërndarë fotografi të takimit në zyrën e tij. /Kosova.info/