“Shqipëria dhe Kosova do bashkohen”, Dritan Shakohoxha bën deklaratën e fortë

Gazetari Dritan Shakohoxha ka shprehur mbrëmjen e sotme bindjen e tij se shumë shpejt Kosova do të bashkohet me Shqipërinë në një shtet të vetëm. Sapo të ndodhë kjo, sipas Shakohoxhës do të kemi edhe një Kombëtare të vetme.

Duke folur rreth këtij bashkimi të mundshëm, Shakohoxha ka shtuar se kjo mund të ndodh brenda 10 viteve të ardhshëm.

“Besoj se do bëhemi një shtet. Verbërisht e besoj këtë gjë. E kam bindje absolute që do të ndodhë shumë shpejtë. Besoj në pak vite do bëhet. Një pjesë e këtyre studentëve që kanë filluar tani vitin e parë, kur ta mbarojnë shkollën, Masterin do jenë Master në Shqipëri, pra do jetë një shtet Shqipëri Kosovë. Jo vetëm e besoj por do ndodhë. Shpejt. Atëherë do jemi edhe një skuadër.” tha Shakohoxha.

Go to TOP