Rajoni

Shqetësohet princi serb, deklarohet në lidhje me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Princi Filip Karagjorgjeviq vlerësoi si skandaloze deklaratat të kryeministrit shqiptar Edi Rama se do të votonte për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe se bashkimi do të ndodhë.

Ai gjithashtu theksoi se është shqetësuese mungesa e reagimeve të forta nga Serbia dhe Bashkimi Evropian.

Ai ka shkruar në Twitter se është shqetësuese dhe alarmante mungesa e reagimeve të duhura ndaj paralajmërimit për heqjen e kontrollit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Heqja e kontrollit kufitar do të thotë heqja e kufijve! Shqetësuese dhe alarmante është mungesa e reagimeve adekuate për heqjen e kontrollit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, derisa në të njëjtën kohë kalimet kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po bëhen më rigoroze për kalim”, ka thënë princi serb Filip Karagjorgjeviq.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort