Shpërthimi në Prishtinë, Policia jep detaje
Një shpërthim ndodhi pak orë më parë në një lokal në rrugën ‘’Simon Shiroka’’ në Prishtinë, deri tani pa të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.
Ai ka thënë se janë evakuuar dhe disa persona përreth për rastin në fjalë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”.
“Për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.