Shpërthim me tritol në shtëpinë e policit në Shkodër, raportohen vetëm dëme materiale

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm në orët e para të mëngjesit, i cili kishte si objektiv një efektiv policie.

Sipas të dhënave zyrtare, lënda shpërthyese ishte vendosur pranë banesës së shefit të krimeve në Komisariatin e Policisë në Shkodër.

Si pasojë e shpërthimit që raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç është dëmtuar lehtë banesa e efektivit P.Sh. dhe automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Go to TOP