Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen 4 mijë persona

Një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të Islandës jugperëndimore pas javësh të tërmeteve intensive. 

Rreth 4 mijë persona janë evakuuar nga qyteti i peshkimit Grindavik. Shpërthimi filloi në veri të qytetit në orën 22:17 me orën lokale tha Zyra Islandeze Meteorologjike. 

Rajoni rreth kryeqytetit Reykjavik ka përjetuar një rritje të aktivitetit të tërmeteve që nga fundi i tetorit. Zyra e Meteorologjisë tha se shpërthimi ndodhej rreth 4 km në veri-lindje të Grindavik dhe aktiviteti sizmik po lëvizte drejt qytetit. Shpërthimi mund të shihet nga Reykjavik, i cili është rreth 42 km në veri-lindje të Grindavik.

Policia ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg zonës. Gjatësia e çarjes në vullkan është rreth 3.5 km, me llavë që rrjedh me një shpejtësi prej rreth 100 deri në 200 metra kub në sekondë, tha Zyra Meteorologjike e cila shtoi se kjo ishte shumë herë më shumë se në shpërthimet e mëparshme në gadishullin Reykjanes në vitet e fundit.

Go to TOP