Shpërthen Pal Lekaj: Qeveri, Zoti ju vraftë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka shpërthyer ndaj pozitës pas moskalimit të projektligjit për tërheqjen e Trustit në Kuvend.

Në mungesë të numrave në Kuvend, opozita dështoi që ta kalojë këtë projektligj, ndërsa pas kësaj Lekaj tani shpreson në ndihmë mbinatyrore.

“Qeveri, Zoti ju vraftë!”, ka thënë ai në një status në Facebook.

Lekaj kishte bërë të njëjtën lutje edhe njëherë, kur kishte dështuar propozimi për shkarkimin e bordit të ZRRE-së në Komisionin për Energji.

Go to TOP