Shpend Nuhiu, emërohet drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit

Kryetari Alban Hyseni, ka emëruar Shpend Nuhiun, drejtor të ri të Arsimit në Komunën e Gjilanit.

I pari i komunës, tha se me përvojën e tij menaxheriale, si dhe me angazhimin politik, Shpend Nuhiu është njeriu i duhur për të vazhduar punën e mirë dhe ndryshimet e mëdha në Drejtorinë e Arsimit.

Alban Hyseni, theksoi se angazhimi i madh i drejtoreshave më herët, puna e jashtëzakonshme e tyre, do të vazhdohet tani edhe nga drejtori i ri.

“Urime për detyrën e re dhe suksese të vazhdueshme në angazhimin e ri, Shpend”, tha kryetari Alban Hyseni. /Kosova.info/

Go to TOP