Shpend Ahmeti reagon ndaj lajmeve për martesën e vëllait të Mimoza Kusarit

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për lajmet e martesës së vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila me Jonathan Ausman në Kanada.

Në media gjithashtu u publikuan edhe fotografi nga ceremonia e javëve më parë.

Ahmeti tha se ka zero interes publik në publikimin e këtyre lajmeve dhe fotove.

”Unë nuk kam pa fotografi prej martesave të vëllezërve apo motrave të deputetëve tjerë, prandaj fotot e vëllaut të Mimozes nuk janë qasje fer. Përveç që jeton jashtë mu për shkak të paragjykimeve me e ndjek edhe jashtë vendit… Shyqyr që jeton jashtë e mundet me jetu jetën që e don”, shkroi ai në një postim në facebook.

Tutje ish-udhëheqësi me kryeqytetin, deklaroi se Ylberi, vëllau i deputetes, nuk është figurë publike pa marr parasysh që e ka motër Mimozen.

Go to TOP