Shpallet në kërkim 28-vjeçari në Kukës, shtiu me armë zjarri në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së bashkëjetueses së tij.

Policia ka njoftuar se ështe arrestohet babai i tij, pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës për këtë rast.

“Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën qëlloi 1 herë, 28-vjeçari. Në vijim, në banesën e babait të tij, u gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete”.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë babai i 28-vjeçarit, shtetasi B. A., 54 vjeç, sepse duke fshehur gëzhojën, tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me rastin, si dhe sepse gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP