Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon deklaratat e pabazuara të deputetit Muja mbi Prokurorinë

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për deklaratat publike të deputetit Armend Muja duke i cilësuar ato si pretendime të pabazuara që dëmtojnë punën dhe integritetin e Prokurorisë së Shtetit.

Në një reagim, Shoqata dënon çdo përpjekje për të krijuar perceptime të gabuara në publik dhe thekson se hetimet kryhen gjithmonë në përputhje me parimet e pavarësisë dhe paanshmërisë.

Shoqata u bën thirrje të gjithë akterëve publikë, përfshirë deputetët, që të tregohen të kujdesshëm në deklaratat e tyre dhe të mos përhapin informacione që mund të shkaktojnë mosbesim te qytetarët ndaj sistemit të drejtësisë. /Kosova.info/

Go to TOP