Shkupi nikoqir i manifestimit “Gratë në Kulturë”

Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, në Shkup u mbajt njëri nga aktivitetet më të mëdha “Gratë në kulturë”. Manifestimi solli disa nga gratë shqiptare të cilat treguan rrugëtimin dhe sfidat e tyre në zhvillimin profesional!

Gratë në kulturë” u mbajt në Galerinë Nacionale në Shkup prej orës 18:00 ndërkaq folëse ishin: Edith Mihali, Suzana Turku, Zana Shuteriqi – Prela, Flora Brovina, Rudina Ciko,  Adelina Paloja, Alketa Gashi Fazliu dhe Albana Mustafa.

Manifestimi nisi me takimin në Galerinë Nacionale të Shkupit dhe më pas vazhdoi në Kryeministri ku gratë u pritën nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi!

“Gratë në kulturë” u nderuan me mirënjohje nga Ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Artan Grubi.

Besiana Mehmedi, zonja e skenës dhe nikoqire e manifestimit u shpreh e lumtur që ky manifestim panshqiptar ka marrë tashmë jehonë dhe do të vazhdojë edhe edicionet e tjera të tij.

Kujtojmë se ky është edicioni i tretë i këtij manifestimi dhe mbështetet nga Ministria maqedonase e  Kulturës. /rtk/

Go to TOP