Shkon në 4.95 miliardë euro vlera e kredive

Vlera e kredive bruto në muajin shkurt ka shënuar rritje prej 60.4 milionë euro.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, kjo përbën rritje prej 1.2 përqind .

Në total vlera e kredive të kosovarëve ka shkuar në 4.95 miliardë euro, ndërkaq vlera e kredive të reja në muajin shkurt 2024 ishte 172.2 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi për të njëjtin muaj ishte 6.34% (në janar 2024 ka qenë 6.38%).

Go to TOP