Shkodra Elektronike: Donim të fitonim zemrat tuaja

Nga 26 shtete pjesëmarrëse në finalen e madhe të Eurovizionit, kënga “Zjermi” e përfaqësuesve shqiptarë, Shkodra Elektronike, arriti të pozicionohet në vendin e tetë – një rezultat i shkëlqyer që e fut Shqipërinë në top 10-shen e këtij viti.

Performanca energjike dhe origjinale e grupit u prit me entuziazëm nga publiku ndërkombëtar, duke siguruar mbështetje të jashtëzakonshme nga mijëra fansa në mbarë botën.

Pas finales së 17 majit, grupi ka reaguar për herë të parë sot përmes një postimi në Instagram, ku shprehin mirënjohjen për përkrahjen e madhe:
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”, kanë shkruar ata me mirënjohje dhe humor.


Go to TOP