Shkencëtarët: Ilaçi për të trajtuar COVID-19 në shtëpi mund të jetë gati brenda disa muajsh

Shkencëtarët kanë pohuar se një ilaç ditor për të trajtuar koronavirusin në shtëpi do të jetë në dispozicion brenda disa muajsh.

Ilaçi i quajtur “molnupiravir” aktualisht është duke u provuar tek pacientët që sapo janë infektuar me COVID-19.

Shpresohet që ai do të luftojë virusin pas diagnostikimit të hershëm dhe të parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm të simptomave.

Nga ana tjetër kjo mund të ndalojë që të infektuarit me COVID-19 të shtrohen në spital, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Virologu në Universitetin e Karolinës së Veriut “Chapel Hill”, Timothy Sheahan tha se këto ilaçe jo vetëm që zvogëlojnë kohëzgjatjen e COVID-19, por EDHE kanë potencial për të kufizuar transmetimin tek të tjerët.

Provat po tregojnë se ky ilaç po i ndihmon pacientët e shtruar në spital me COVID-19 të shërohen shumë më shpejtë.

Go to TOP