Florian Marku para meçit ndaj Prodan: Kam pritur gjithë jetën, do ta mposht Prodanin

Boksieri shqiptar, Florian Marku, është gati për ta fituar meçin e tij ndaj kundërshtarit Maxim Prodan.

Marku do të ndeshet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ ndaj Prodan në një ndeshje mjaftë interesante në kategorinë ‘walterweight’.

Boksieri shqiptar është gati për të fituar këtë përballje.

“Kam pritur për momente të tilla gjithë jetën. Jam gati. Do t’i bëjë dyja, edhe do të mbrohem edhe do të sulmoj”, ka thënë fillimisht boksieri shqiptar.

“Maxim nuk është ndeshur kurrë me asnjë si unë. Do ta sheh si është. Një nokaut i bukur të të ishte i mirë sot. Do të sillte kontrata të reja dhe gjëra tjera”.

“Do të luftojë edhe për shqiptarët”, përfundoi Marku.

Analistet e mediumit DAZN besojnë se ky është meçi më i fortë në natën e sotme, pas atij mes Anthony Joshua dhe Oleksander Usyk.

Go to TOP