Shkatërrimi i arsimit në Kosovë
Shkruan: Besim XANI
Po sa e dëgjova profesor Dugagjin Popovcin i cili tha: “rënia e interesimit për studime në Universitetet e Prishtinës është vazhdimisht në rënie”, 53% të studentëve janë regjistruar në Universitete Publike, kurse në kolegje private 47% për qind! Si të riparohet ky gabim që Kosovës do ti kushtoj dhe po i kushton me kuadro të dobëta, gabimi zë fille me lejimin e kolegjeve private është gjynah nga rinia të i mashtrojnë. Do të isha kurioz nga të gjitha kolegjet private që nga themelimi a e ka ndërprerë dikush shkollimin me arsyetimin se është zor për ti përfunduar studimet, për atë profesorë janë dikur në UP edhe gjatë okupimit nuk të kalojnë pa ditur kurse aty po… Për çfarë shkollimi superior jemi duke folur unë nuk e di! Kur ka qenë vetëm UP vetëm 5 ditë me i’u nda librit nga dita e përgatitjes e deri në përfundim nuk ke mundur të kalosh provimin gjërat janë mbetur të pakristalizuara, kurse tash punon dhe kryen shkollim superior privat. Kur është ajo kohë që ti ke mësuar për të kaluar provimin, edhe diku me duket e kam përmendur se: “Nuk ka cilësi ku rektori si jep llogari shtetit, interesi i tij është vetëm me pas studentë, interesi i studentit është me marrë diplomën, nëntekst dihet diploma bëhet, kurse në të shtetit, shteti e paguan profesorin dhe jo studentin dhe aty cilësia konsiston në vlerësim.” Askush se përmend këtë, vetëm kushtet nuk e di çfarë kushtesh duhet, shikojeni fakultetin filozofik, filologjik, fakultetin teknik, dhe fakultetin e mjekësisë as në Paris nuk ke më të bukura e serioze, atëherë çfarë aty shkohet me ble një diplomë kurse në UP duhet mësuar! Kjo e konfirmon se ne nuk jemi serioz nuk e duam diturinë, jo vetëm në Kosovë po askund në botë, sa për veti shkollimit privat nuk i besoj! Shkollimi serioz duhet të jetë monopol vetëm i shtetit ai duhet ti bëj kontroll rigoroz nëse dëshiron kuadër, nëse dëshiron të gënjej me gënjye vetveten, shko ne kolegje private ku kurrë nuk ke me ditë se cili student është më i talentuar, sepse në fund të gjithë ata do të marrin diploma, por këtë që po e them unë e dinë të gjithë por askush se flet! Në atë moment kur ligji i ka lejuar kolegjet private në atë moment studimet universitare kanë filluar të zbehen, dhe është rrezik se Universiteti i Prishtinës që në ish-Jugosllavi e kemi pasur të vetmen krenari të barabartë me republikat tjera, tani vetë po duam ta mbyllim! Kjo është e pafalshme, në të gjitha segmentet e shoqërisë ka vende për riparime në arsimim kurrë! Faji është i të gjithë politikanëve të Kosovës prej vitit 2000 e deri te viti 2025.
