Shfuqizohet rregullorja për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Kolegji i Gjykatës Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar Rregulloren nr.04/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.

Sipas njoftimit nga Gjykata Supreme, ky akt është marrë në bazë të padisë së Shqipdon Fazliut nga Gjilani, i përfaqësuar nga Shoqëria e Avokatëve “Kërveshi & Partners”, kundër Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), përfaqësuar nga Besë Mujaj, ushtruese e detyrës së Udhëheqësit të Divizionit për Përfaqësim Ligjor në Sekretariatin e KPK-së.

“Në seancën publike të mbajtur më 14 korrik 2025, Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar kërkesën e paditësit dhe me aktgjykimin P.A.nr.10/2025 ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar Rregulloren nr.04/2025, të datës 30 prill dhe 5 maj 2025”, thuhert në njoftim.


Go to TOP