Shfaqja nga TKK, ‘The Best European Show’ jepet në Maltë

Shfaqja me bashkëprodhim nga Teatri Kombëtar i Kosovës, “The Best European Show” është prezantuar në teatrin “Manoel” në Valetë të Maltës.

“Në këtë teatër të ndërtuar në vitin 1732, aktorët Armend Smajli dhe May-Linda Kosumovic nga Teatri Kombëtar i Kosovës shkëlqyen në rolet e tyre për dy orë rresht”, thuhet në njoftimin e TKK-së.

Shfaqja trajton problemet me të cilat sot ballafaqohet Evropa përmes një jurie teatrore e cila mblidhet të zgjedhë shfaqjen më të mirë evropiane.

“The Best European Show” është bashkëprodhim i teatrit Due të Parmës, teatrit Kombëtar Slloven “Nova Gorica”, teatrit të Opolës dhe teatrit të Maltës. /Kosova.info/

Go to TOP