Shfaqet në Zagreb dokumentari kushtuar Adem Demaçit

Në Zagreb të Kroacisë u shfaq dokumentari “Kampi i Ferrit”, i cili i kushtohet simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi dhe ish të burgosurve tjerë politikë shqiptare, të cilët me vite kanë vuajtur në burgun e Stara Gradishkës.

Dokumentari “Kampi i Ferrit”u shfaq në 88 vjetorin e lindjes së Demaçit, në kuadër të aktiviteteve që shënuan javën e Kosovës, në Kinemanë “Urania” në Zagreb.

Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie vlerësuan se projekte të tilla duhet të arkivohen dhe të mbesin si dëshmi për gjeneratat e reja.

Kjo ceremoni u organizua nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb.

Dokumentari filmik “Kampi i Ferrit” pasqyron vuajtjet e ish të burgosurve politik shqiptarë e kroatë të dënuar nga pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav.

Protagonisti qendror i këtij dokumentari është simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, i cili në Stara Gradishkë ka vuajtur plot 15 vjet burg.

Ky dokumentar është prodhim i RTK-së me autor Valon Bajramin.

Go to TOP