Shehu, inspekton punimet në rrugën magjistrale Junik – Rastavic

Punimet në rrugën magjistrale Junik – Rastavic po ecin me ritëm të kënaqshëm, me fokus në ndërtimin e trotuareve dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, ka inspektuar nga afër këto punime për t’u siguruar që ato përmbushin standardet e nevojshme dhe afatet e përcaktuara. Shkruan Gazeta Projekti.

Gjatë inspektimit, kryetari Shehu shprehu kënaqësinë për progresin e deritanishëm dhe angazhimin e punëtorëve në terren. Ai theksoi se përmirësimi i kësaj rruge është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e Junikut dhe zonave përreth.

Kjo ndërhyrje do të sjellë një infrastrukturë rrugore më të sigurt dhe moderne, duke rritur cilësinë e jetës për komunitetin dhe duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit. Ndërkohë, autoritetet komunale mbeten të përkushtuara për të siguruar që projekti të përfundojë brenda afateve të planifikuara. /Kosova.info/


Go to TOP