Sheholli: Putini ka dërguar në vendet evropiane 7000 spiunë të tij

Drejtori i IAMN-së, Fatmir Sheholli, ka deklaruar për portalin tonë që presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka shfrytëzuar spiunët e tij që në fillimet e luftës me Ukrainën kinse të hap kufijtë për ikjen e rusëve që nuk kanë dashur të marrin pjesë në luftime, dhe me këtë rast në mesin e 70 mijë rusëve që kanë ikur nga Rusia për të mos qenë pjesë e luftës, në mesin e tyre ka futur 7 mijë pjesëtarë të shërbimit sekret rus të cilët tash gjinden në vende të ndryshme të BE me qëllim të involvimit në struktura të BE-së dhe sigurisë në Gjermani e Francë.

Sipas Shehollit, Putin si “mjeshtër” i spiunazhit, ka shfrytëzuar këtë rast dhe tani përmes 7 mijë operativistëve të sigurimit sekret rus, manovron me informacione shumë senzitive.

Rasti i fundit kur Rusia ka zbuluar një bisedë shumë delikate në mes të anëtarëve sekret gjermanë për planet gjermane për armatimin e Ukrainës, flet se Putin ka ndërhyrë thellë në shërbimet sekrete gjermane.

Sipas Shehollit, ka informacione që edhe në Serbi janë futur 50 pjesëtare sekret rus të cilët kanë për detyrë bashkëpunimin me shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit serbë të hartojnë plane veprimi në raport me Kosovën. 

Andaj, tha Sheholli, si rezultat i këtyre veprimeve në parlamentin e Serbisë tani ka deputet të Partisë Ruse që ndodhë për herë të parë në jetën parlamentare të Serbisë që një parti me emrin Partia Ruse të bëhet pjesë e parlamentit të Serbisë. /Kosova.info/

Go to TOP