Shefja e UNMIK-ut: Ndërtimi i besimit mes Kosovës e Serbisë mund të sjellë normalizmin e raporteve

Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh, ka folur në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ziadeh ka folur në veçanti për raportet Kosovë-Serbi.

Ajo tha se ndërtimi i besimit mes dyja vendeve mund të sjell normalizimin e raporteve tyre.

“Por, vështirësitë e kësaj mund t’i quajmë si “mungesë të vullnetit politik”. Fqinjët e rajonit që janë pjesë e Bashkimit Evropian, ato që nuk janë e edhe ato që po na presin që të bëhen pjesë e BE-së po na vëzhgojnë.

Shefja e UNMIK-ut theksoi se duhet të ndodh edhe zbatimit i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ajo shtoi se zgjedhjet e 23 prillit në veri ishin të qeta.

“Siguria duhet të jetë për të kthyer besimin tek njëri-tjetri”, tha ajo.

“Janë shfaqur pengesa të ndryshme. Po ashtu janë shfaqur edhe vullnet që të afrojnë Prishtinën dhe Beogradin më afër njëri-tjetrit. Thyerja e besimit të të dyja palëve mund të sjell pasoja serioze për rajonin”, theksoi Ziadeh.

Go to TOP