SHBA-ja kalon në finale të hokejit në akull

Falë fitores së thellë 5-0 ndaj Suedisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kualifikuar në finalen e hokejit në akull për femra në Lojërat Olimpike Dimërore Milan–Cortina 2026 duke e siguruar medaljen e tetë olimpike radhazi.

Në gjysmëfinale, amerikanet kanë dominuar që nga fillimi. Goli i parë ka ardhur herët, ndërsa më pas epërsia është thelluar gradualisht duke mos i lënë shumë hapësirë reagimi Suedisë. Ndeshja është mbyllur me rezultatin bindës 5-0.

Me këtë sukses, një arritje historike pritet edhe për Hilary Knight, e cila do të bëhet lojtarja e parë amerikane që fiton pesë medalje olimpike, nga Vancouver 2010 e deri te Milan–Cortina 2026.

Në anën tjetër, Suedia do të luajë për medaljen e bronztë, ku do të përballet me humbësen e ndeshjes gjysmëfinale Kanada – Zvicër. Ndërkohë, SHBA-ja do të synojë medaljen e artë në finale, që zhvillohet po ashtu të enjten, më 19 shkurt.


Go to TOP