ShBA dhe Britania e Madhe shtojnë sanksionet ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë vendosur një valë të re sanksionesh kundër Iranit, pas sulmit të tij me dronë ndaj Izraelit.

Uashingtoni synoi 16 persona dhe dy entitete që prodhojnë motorë për dronët, raporton BBC.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar vendosi një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për shtatë individë dhe gjashtë subjekte, përfshirë ata të përfshirë në programet e dronëve dhe raketave.

Të dyja vendet tashmë kanë qindra sanksione kundër Iranit.

Masa e fundit vjen pas thirrjes së Izraelit për mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar pas sulmit të drejtpërdrejtë të Iranit të shtunën, duke përfshirë më shumë se 300 raketa dhe drone të lëshuara nga Irani, Iraku, Siria dhe Jemeni. Pothuajse të gjithë u rrëzuan nga Izraeli dhe aleatët e tij.

Go to TOP