SHBA: Armëpushimi në Ukrainë mund të arrihet deri në festën e Pashkëve
Administrata Trump synon të sigurojë një marrëveshje të gjerë armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës deri në festën e Pashkëve.
“Shtëpia e Bardhë po synon një marrëveshje armëpushimi deri më 20 prill – Pashkët si në kishat perëndimore ashtu edhe në ato ortodokse të këtij viti”, raporton Bloomberg.
Por nga Shtëpia e Bardhë thuhet se ky afat kohor është ambicioz, duke pasur parasysh boshllëqet e mëdha midis Ukrainës dhe Rusisë në negociatat e armëpushimit.
