Shaw merr në mbrojtje Southgate

Mbrojtësi i Anglisë, Luke Shaw, i ka dalë në mbrojtje të trajnerit Gareth Southgate, i cili është përballur me kritika të shumta për paraqitjet e skuadrës në Euro 2024.

Anglia ka arritur në gjysmëfinale pas fitores kundër Zvicrës në çerekfinale. 

Futbollisti i Manchester United ka theksuar rëndësinë e Southgate për ekipin, duke kujtuar suksesin e Kombëtares angleze nën drejtimin e tij. 

“Gareth Southgate është pikërisht çka i duhet Anglisë. Southgate është një trajner i jashtëzakonshëm që ka admirimin e lojtarëve dhe nuk meriton kritika. Ai me të vërtetë na çoi në nivel tjetër dhe asnjë trajner nuk ka qenë aq i suksesshëm sa ai”, ka thënë Shaw. “Pavarësisht nëse njerëzve u pëlqen apo jo mënyra se si po luajmë, ne jemi në gjysmëfinale dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.

Go to TOP