Shala për seancën e sotme: Qëllime të tilla janë të sabotohet çdo ide

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit përpos përplasjeve të rëndomta pozitë opozitë kishte një moment tensioni.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar menaxhimin e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti opozitar tha se mënyra të tilla të menaxhimit të seancave, po bëhet direkt me strukturat politike të mazhorancës. Sipas tij, ky qëllime të tilla janë të sabotohet çdo ide.

“Nuk kas pasur asgjë që ka qenë jo demokratike, edhe kapja e mikrofonit është demokratike. Esenca ka qenë që të provokohet Grupi Parlamentar i PDK-së”, tha Shala për ‘Lajmet e Fundit”, në RTK. Ai ka tha se në dikasteret e shtetit ka keq menaxhim dhe për këtë nuk ka transparencë.

Kurse për raportin e DASh-it, deputeti Shala, tha se kjo qeveri ka parametër krahasues vetëm me të kaluarën. “Kjo qeveri nuk asnjë raport pozitiv, të ndërmarrjeve publike, investimeve kapitale, shumica e ndërmarrje janë pa bord, pa licenca pune”, tha Shala.

Go to TOP