Shakira gati për jetën e re në SHBA bashkë fëmijët e saj, këngëtarja në kërkim të një dadoje

Pas divorcit nga ish-bashkëshorti Gerrard Piqué, Shakira është duke planifikuar kthimin e saj në Miami.

Ende nuk dihet dita e saktë e transferimit që këngëtarja do lejë Barcelonën bashkë më djemtë e saj për në SHBA, por sipas zërave mund të ndodhë në fund të këtij viti ose në fillim të 2023-shit.

Duket se “halli” më i madh i Shakirës është kërkimi i një dadoje për djemtë, me kushtet dhe pagën që janë bërë të ditura tashmë.

Dado-ja që do punojë në shtëpinë e Shakirës, duhet të kujdeset mirë për fëmijët dhe mos zbulojë asnjë detaj nga jeta private e familjes. Bëhet fjalë për një pagë mesatare, e cila shkon deri në 3000 euro.

Image

Kujtojmë se një nga problemet kryesore të ish-çiftit ishte se ku do të jetonin fëmijët e tyre, gjë që tashmë është zgjidhur. Beatriz Cortazar, gazetarja e ‘El Programa de Ana Rosa’ zbuloi të gjitha detajet e marrëveshjes mes dy palëve.

Negociatat u zhvilluan nga avokatët dhe megjithëse pati disa vonesa, më në fund është arritur një marrëveshje.

Image

Çfarë përmban marrëveshja?

Siç raporton Cortazar, palët vendosën që fëmijët të jetojnë në Miami me këngëtaren kolumbiane , me kusht që futbollisti të mund t’i shohë fëmijët e tij gjatë periudhave të pushimeve, dhe 10 ditë çdo muaj.

“Vendimi për fëmijët është një pikë kyçe dhe i ka ndihmuar ata të arrijnë një marrëveshje”, tha Cortazar.
Edhe pse Pique dëshironte që fëmijët të jetonin në Barcelonë, kohët e fundit gjërat kanë qenë të vështira për Milanin dhe Sashën.

“Ata janë në një moshë ku dëgjojnë komente për jetën e re të babait të tyre dhe preferojnë të jenë larg vëmendjes”- u shpreh ajo.

Go to TOP