S’gabon Interi, mund Cagliarin

Interi ka marrë tre pikët e plota në udhëtim te Cagliari, duke fituar me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së pestë të Serie A.

Pas vetëm nëntë minutave, Lautaro Martinez shënoi me kokë nga afërsia për të dhënë epërsinë mysafirëve. Interi dominonte gjatë gjithë ndeshjes dhe pati raste të tjera shënimi, përfshirë një goditje në shtyllë nga Hakan Calhanoglu.

Fitoren e vulosi talenti Pio Esposito në minutën e 82-të, pas asistimit të Federico DiMarcos.

Me këtë triumf, Interi ngjitet në vendin e pestë me nëntë pikë, ndërsa Cagliari renditet në pozitën e 10-të me shtatë pikë.


Go to TOP