Sergio Perez triumfon në Grand Prixin e Arabisë

Piloti i Red Bullit, Sergio Perez, ka triumfuar në Grand Prixin e Arabisë Saudite.

Perez pavarësisht presionit nga Fernando Alonso dhe Max Verstappen, arriti të triumfojë në fund.

Në vend të dytë përfundoi kampioni aktual i Formula 1, Max Verstappen. Ndërsa në vendin e tretë Fernando Alonso, i cili duket se është gati për këtë sezon.

Vendin e katërt dhe të pestin përfunduan George Russell dhe Lewis Hamilton.

Ndryshe, Grand Prixi i parë i këtij viti që u mbajt në Bahrein, triumfoi Verstappen.

Go to TOP