Serbia parajsë për kompanitë ruse: Rreth 300 të tilla janë regjistruar atje që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Gati 300 kompani në pronësi të rusëve janë regjistruar në Serbi që nga fillimi i invazionit të Rusisë në Ukrainë sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Serbi.

Qytetarë dhe kompani ruse kanë regjistruar 288 kompani që nga 24 shkurti. Sipas të dhënave të kësaj Agjencie 6 kompani nga Ukraina janë regjistruar në Serbi gjatë kësaj kohe kurse 10 kompani ruse dhe tri ukrainase janë mbyllur, raporton N1.

Të dhënat e Agjencisë tregojnë se Serbia ka gjithsej 876 kompani të zotëruara tërësisht ose pjesërisht nga rusët dhe 524 sipërmarrës, pa përfshirë shoqëritë aksionere si Industria Serbe e Naftës (NIS), YUGOROSGAZ, Lukoil Serbia, pronarët e të cilëve përfshijnë disa rusë.

Go to TOP