Serbia e Vjetër e vrasësve përballë vetvetes
Shkruan: Halil MATOShI
1.
Shfaqja e njerëzve “të tretë” ndërmjet nji tensioni shoqnor, âsht shfaqja ma e shëmtuet e fytyrës së vërtetë të nji pushteti.
“Dora e fshetë” e fashzmit.
Në realitetin historik “Crna Ruka” /Dora e zezë, âsht në temel të milicisë sekrete serbiane dhe ajo shfaqet si “forcë neutrale”, që në thelb në tensionet pushtet-forca progresiste shoqnore, merr anën kinse të shtetit.
Ata realisht janë në anën e pushtetit, sepse “rulja” (turmat) në shoqnitë nacionaliste zakonisht vjen në pushtet.
Lideri âsht nji nga ta.
Random vnojnë maska dhe vishen zi.
2.
Serbia qe nji shekull nuk po munet me e mujtë fashistizimin e thelbit të shtetit.
Kufo që regjimi ka nevojë për mitingje luajale – ai dëshmon dobësi, kalbëzim, vdirje…
Kudo që shfaqen kinse “palë të treta” (bot-ët) që tundin naltë flamujt kombëtarist e patrotikë, dijeni se ai regjim âsht i përbamë nga fundërrina nacionaliste dhe po përgatit nji krim – si legalët që cilësohen si “čaci”-e Aleksadar Vučić-it (ish ‘Beretat e kuqe”, vrasësit nga njisia e UDBsë) kurse kmishazitë me llosa janë “të fshehtit”, njisia aktive e milicive sekrete (vrasësit nga BIA);
Kurdo e kudo që i shihni ‘të zitë’ që bredhin përgjatë protestave shoqnore, dijeni se ai regjim âsht fashistizu deri në asht dhe âsht fare ngat fundit!
3.
Atje ku shfaqen kapuçzi me maska e me llosa – pra paramilitarë partiak (partitokracia rëndom përfundon në fashizëm!?) që kinse nuk i përkasin asnji strukture legale të sigurisë – lojalë të pushtetit, që sulmojnë opozitën, kritikët, mediat ose protestuesit paqësor, kjo âsht shèja identifikuese e fashizmit.
Kur nji diktatorth deryrohet me fsheh milicinë e vet sekrete mas maskave, ai shfaqë panik.
Kjo pamje dëshmon fundin e nji regjimi autoritar.
PS
Shihni fashistat e shekulut 21 dhe merrni mësim.
