Serbia do të kërkojë dënime të ashpra ndaj federatave të Shqipërisë e Kroacisë

Shqipëria dhe Kroacia në ndeshjen e djeshme u ndanë në paqe në fushë, por edhe në tribuna.

Fansat e dy kombëtareve edhe para ndeshjes u panë duke festuar të bashkuar, ndërsa nuk u raportua as edhe një incident i vetëm mes tyre.

Por, thirrjet që tifozët bënë gjatë ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat 2-2, ka mundësi t’u sjellin gjoba të majme federatave respektive.

Në tribuna u dëgjuan thirrje të ndryshme, mes të cilave edhe ajo që bënte thirrje për “vrasjen e serbëve”.

Për këtë ka ardhur një reagim jozyrtar nga Federata e Futbollit të Serbisë (FSS), e cila pritet t’i kërkojë UEFA-s dënimet më të ashpra të mundshme për federatat kroate dhe shqiptare të futbollit, tha sekretari i përgjithshëm i FSS-së, Jovan Shurbatoviq.

“Skandaloze. FSS do t’i kërkojë UEFA-s të marrë sanksione, me çmimin e mos vazhdimit të Evropianit. Kjo kërkon sanksionet më të rënda me një shënim, në mënyrë që të mos ndodhë më”, tha Shurbatoviq për radiotelevizionin publik serb.

Go to TOP