Serbët vazhdojnë regjistrimet e targave ‘KM’, thonë se këtë po e kryejnë për 10 minuta

Serbë të shumtë edhe sot kanë vazhduar regjistrimin e automjeteve të tyre me targa “KM”.

Madje sipas drejtorisë së Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, procedura për vazhdimin e regjistrimeve po zgjatë vetëm dhjetë minuta.
Madje një prej serbëve të cilët ka vazhduar sot regjistrimin e automjetit me targa “KM”,deklaroi se këtë e bëri për dy minuta.

“Të gjithë punën e bëra praktikisht për dy minuta. Nuk kishte asnjë problem”, tha Miliceviq, një prej serbëve i cili zgjati regjistrimin e veturës së tij deri më 9 dhjetor 2023.

Ndryshe vazhdimin e regjistrimit sot e bëri edhe Perica Nikoliq.


Nikoliq tha se gjithçka ka qenë si më parë.

“Gjithçka ka qenë si më parë, jam regjistruar normalisht si çdo vit. Shpresoj që këto targa të cilat janë të vlefshme në mbarë botën të mbeten”,tha ai për Kosovonline.

Ndryshe mbrëmë në Bruksel, zv/kryeministri i Kosovës, Petar Petkoviq, si dhe përfaqësuesi i palës serbe në dialog, Petar Petkoviq janë dakorduar për arritjen e një marrëveshje për targat.
Me këtë dakordim “serbët nuk do të lëshojnë më targa “KM”, ndërsa institucionet e Kosovës nuk do të lëshojnë targa”.

Por pavarësisht kësaj, nga Lista Serbe sot deklaruan se serbët do të mund t’i zgjasin sa të duan këto regjistrime, e kësisoj ata do të mund të vozisin gjatë me këto targa pa pasur fare problem për të lëshuar përsëri të reja.

Ndryshe edhe vetë Petkoviq deklaroi sot se regjistrimi i targave “KM”, në Rashkë po funksionon normalisht.

Go to TOP