Serbët protestë pro Palestinës e kundër Izraelit në Beograd
Një tubim në mbështetje të Palestinës dhe kundër Izraelit u mbajt sot në Beograd me ftesë të grupit “Mbështetje për Popullin e Palestinës – Serbia” dhe iu bashkuan studentë që ndodhen në bllokadë për më shumë se gjashtë muaj.
Qytetarët dhe studentët u mblodhën para Qendrës Rinore në qendër të qytetit dhe më pas u nisën në një shëtitje simbolike proteste drejt një qendre tregtare, e cila u ndërtua nga një kompani izraelite.
“Protestë në Beograd kundër gjenocidit në Palestinë dhe kundër eksportit të armëve nga Serbia në një krijim sionist, gjenocidial, kolonial. Municionet nga Serbia po vrasin fëmijë palestinezë!”, kanë shkruar grupi Darkwood (@eloquentius) më 22 qershor 2025 në rrjetin iks.
Pjesëmarrësit mbanin flamuj dhe pankarta me mbishkrime “Izraeli vret fëmijë – SHBA-të mbron vrasësit” dhe “Liri Palestinës”, duke thirrur slogane kundër NATO-s dhe Izraelit, dhe “Palestina është republikë”, raportojnë mediat serbe.
