Seminari i gjuhës/Peraj bashkëdrejtues në sesionin e doktorantëve

Profesori universitar, Roland Peraj, do të jetë bashkëdrejtues në sesionin e doktorantëve, në kuadër të seminarit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, e ku do të prezantoj hulumtimin “Letërsia e Ndaluar e Fishtes”.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në facebook.

Ndryshe, Peraj së fundmi i ka hyrë politikës. Ai garon për asamblist të Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së.

Postimi i tij:

Dashnin që kam për krijimtarinë dhe misionin kombëtar të Fishtës kam tentu ta shkrij në një hulumtim mbi letërsinë e ndaluar të tij, dhe në përgjithësi mbi cenzuren gjatë monizmit në Republiken Socialiste në Shqipëri.

Në edicionin e 39-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, është nder e kënaqësi e veçantë për mua të jem ligjerues, sidomos në mesin e shumë figurave që po japin kontribut të padiskutueshëm në këtë drejtim.

Seminari, unik e me shumë peshë, që nga 1974 mbetet referenca më e fuqishme e mirëmbajtjes së vetëdijes sonë kombëtar, njëkohësisht si institucioni më i rëndësishëm i albanologjisë.

Në këtë edicion do të jem bashkëdrejtues në sesionin e Doktorantëve dhe do të prezantoj hulumtimin “Letersia e Ndaluar e Fishtës”.

Shihemi me të parin, të mërkuren!

Go to TOP