Osmani: Kompensimi për vullnetarizmin vjen në mënyra që nuk i kemi ëndërruar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot është takuar me vullnetarët në kuadër të projektit të OJQ TOKA.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se e admiron përkushtimin, botëkuptimin, dhe angazhimin e këtyre vullnetarëve.

“Puna e tyre ka ndryshuar shumë jetë për të mirë. Mbase vullnetarizmi është sinonim i punës për të cilën nuk aplikohet kompensimi financiar, por kompensimi për këtë punë vjen përherë në trajta e mënyra që shpesh as nuk i kemi menduar apo ëndërruar”, ka thënë Osmani.

Go to TOP