Selmani lufton për të bronztën në Yerevan

Karateisti kosovar, Islam Selmani, ka edhe një mundësi për medalje në Kampionatin Evropian të Karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë. Të shtunën, ai do të përballet me garuesin vendas nga Armenia, Zalyan Yura, në duelin për medaljen e bronztë.

Selmani ka bërë një paraqitje të mirë, duke arritur deri në gjysmëfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë, ku u ndal nga rusi Akhamed Akhmedo. 

Në rrugën drejt gjysmëfinales, Selmani ka treguar vlerat e tij, duke mposhtur fillimisht skocezin Adam Hamill, më pas rumunin Petre Mario dhe në çerekfinale ka arritur një fitore të madhe ndaj grekut Stefanos Christos Xeno,  kampion aktual të Evropës dhe Botës dhe fitues i njëmbëdhjetë medaljeve në Premier League.


Go to TOP