Selimi: Vizita e Kurtit në SHBA ishte “ekskursion”

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, vizita e Albin Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë ekskursion dhe keqpërdorim i parasë publike.

Selim Selimi është shprehur se atë që e ka bërë ambasadori amerikan sot është një gjë shumë e mirë pasi sipas tij “që ai na e ka rikujtuar vizitën e Kurtit në Amerikë” që e ka quajtur ekskursion.

Selimi ka thënë se duhet të flasim gjithmonë për “keqpërdorimin e parasë publike nga kryeministri i Kosovës”, i cili ka qëndruar 20 ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se ne çdo ditë duhet të flasim për keqpërdorimin e parasë publike nga Kurti”, ka thënë Selimi.

Ai ka përmendur hotelin, aeroplanin dhe takimet në koridore të kryeministrit Kurti.

Sipas Selimit, Kurti nuk i ka marrë meditjet nga shteti që ka pretenduar se i takojnë për vizitën në SHBA, por sipas tij ka paguar hotelin.

“Por ne duhet të kërkojmë llogari për takimet që i ka mbajtur Kurti, a reflektojnë paranë publike që i ka harxhuar”, ka thënë Selimi.”.

Sipas Selimit takimet nga Kurti në Amerikë me paratë publike janë keqpërdorim i parasë.

Go to TOP