Sekuestrohen tre armë në Prizren
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:25, Stacioni Policor Prizren ka sekuestruar disa amë.
Po ashtu, sipas Policisë së Kosovës, me datë 01.01.2023 në ora 00:05 nëpërmes rrjeteve sociale është parë një video ku shihen disa persona të dyshuar duke shkrepur me arme zjarri, të cilët gjithashtu ndihmonin disa fëmijë që të gjuajnë me armë.
“Pasi që policia ka marr informacionin ka filluar hetimet, pas veprimeve operative hetimore është arrit që të dyshuarit të identifikohen dhe të lokalizohen. Dhe në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje , të shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përball me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët”, thuhet në njoftimin e policisë.
