Seanca radhës e Kuvendit më 16 qershor

Seanca e re e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 16 qershor.

Kështu ka njoftuar shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Data është vendosur gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit që është mbajtur të hënën.

Ndërkohë, jashtë objektit të Kuvendit ka eskaluar protesta e veteranëve.

Veteranët duan që të përfshihen në ngritjen e pagës minimale.

Pos Kuvendit, Policia e Kosovës ka rrethuar edhe objektin e Qeverisë. 

Go to TOP