Seanca për Raportin e DASh-it, Haxhiu “turbullon ujëra” duke ftuar opozitën për zgjedhje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar opozitës së Kuvendit të Kosovës që të shpërndajnë këtë legjislaturë të parlamentit, që vendi të shkojë në zgjedhje.

Në seancën e sotme, ku po flitet për raportin e DASh-it që ka evidentuar korrupsion serioz qeveritar, ajo ka theksuar se nëse shkojnë sërish në zgjedhje opozita vetëm do të dëshpërohet më shumë, sipas saj, se sa në vitin 2021.

“Kur të doni shpërndajeni Kuvendit, por janë disa mënyra se si shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, këtë e dini se duhet dorëheqja e kryeministri, raundi për rrëzimin e Qeverisë, apo edhe shpërndarja e Kuvendit”.

“Arsye për të dhënë dorëheqje kryeministri nuk ka sepse po punojmë në interes të qytetarëve. Për të rrëzuar Qeverinë nuk mundeni se e kemi shumicën, po vazhdoni me këtë të tretën shpërndajeni Kuvendin”.

“Shkojmë e matemi në zgjedhje, sërish do të dëshpëroheni më shumë se sa jeni dëshpëruar në zgjedhjet e vitit 2021”, ka thënë Haxhiu.

Go to TOP