Scholz mesazh BE-së nga Prishtina: Liberalizimi duhet të shkojë përpara, bëjeni punën tuaj

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur në një konferencë për media bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Scholz ka thënë se në takimim me Kurtin ka folur për heqjen e vizave, situatën në Ukrainë, dialogun e tema tjera.

“Krahas marrëdhënieve tona, ne biseduam për liberalizimin e vizave që po mungon si dhe pozicionimin e Kosovës karshi agresionit rus në Ukrainë. Kosova si partnere e besueshme qëndron në anën e bashkësisë ndërkombëtare. Kemi biseduar për Procesin e Berlinit, dëshiroj që bashkë me partnerët tanë ta rijetësojmë atë këtë vit dhe këtë vjeshtë do të ftojë një konferencë në Berlin”, tha ai.

Tutje ai tha se është e rëndësishme që dialogu me Serbinë të shkojë përpara si parakusht për investime e anëtarësim në BE.

“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu me Serbinë të çohet përpara, vlera e sigurisë dhe lirisë na bëhen edhe më të qarta. Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë një zgjidhje politike që kontribuon në stabilitetin rajonal.  Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjetrën të bëhen pjesë e BE-së”, tha ai.

Në këtë kontekst, ai foli edhe për liberalizimin e vizave.

Ai tutje tha se heqja e vizave është proces që duhet të shkojë përpara.

“Heqja e vizave duhet të shkojë përpara. BE duhet të bëj punën e saj. Po angazhohem me këmbëngulje në këtë aspekt”, ka thënë Scholz.

Go to TOP